Monaco tashmë ka vendosur çmimin e talentit francez, Aurelien Tchouameni.
Mesfushori është një ndër talentët me të ardhme të ndritshme në Ligue 1, ku tashmë vëzhgohet nga shumë gjigantë evropianë, transmeton lajmi.net.
Real Madrid, Chelsea dhe Man United janë vetëm disa nga top klubet evropiane që janë duke vëzhguar nga afër francezin dhe suksesin që është duke arritur me Monacon.
Në verën e ardhshme pritet që këto klube të garojnë për shërbimet e lojtarit, por nuk do jetë e thjeshtë që ta largojnë nga Monaco.
Sipas “Le 10 Sport”, Monaco do kërkojë plotë 80 milionë euro për ta liruar 22-vjeçarin.
Momentalisht, Tchouameni preferon qëndrimin te Monaco, shkaku që falë minutave të zhvilluara edhe mund të marrë ftesë nga Kombëtarja e Francës për Kupën e Botës 2022.
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League