“Plisat” të frustruar me rezultatet e ekipit, hyjnë në zhveshtore dhe i marrin fanellat e lojtarëve të Prishtinës

19:10 | 20 Shkurt 2022
KRG

“Plisat” e Prishtinës, sot pas humbjes së skuadrës së tyre të zemrës ndaj Ballkanit, janë futur në zhvheshtore dhe kanë grumbulluar të gjitha fanellat e lojtarëve të skuadrës bardhëkaltërt.

Kryeqytetasit kanë pësuar sot humbje  me rezultat 2-0 ndaj Ballkani, ndërsa tashmë rrezikon mbijetesën në tabelë.

“Plisat” kanë publikuar vetë videon ku shihen duke u futur në zhveshtore dhe duke i grumbulluar të gjitha fanellat.

Postimi i plotë i tifozëve, “Plisat”:

NDRESA E PRISHTINËS NJERSITET, NUK PËRLYHET!KF Prishtina sivjet feston 100 vjetorin e saj. Historia një shekullore asesi nuk guxon të përlyhet, e sidomos në këtë mënyrë. Plisat dhe gjithë simpatizuesit e klubit të zemrës, Prishtinës, nuk i’a kanë borxh askujt të jenë dëshmitarë të një nënçmimi kaq të dukshëm ndaj emrit Prishtinë, ngjyrave bardh e kaltër, e fanellës me emblemën legjendare. Frustrimi i tifozëve asnjëherë s’ka të bëjë me largimin e synimeve nga titulli, sepse dëshmi për këtë kemi periudhën 2013-2021 ku pa as një titull të fituar, nuk lamë vend pa shkelur në Kosovë, vetëm të jemi pranë saj. Por, neglizhimi i menaxhimit të klubit, mosangazhimi total i lojtarëve në fushë është pika jonë e dobët, ajo që nuk mund ta falim.Fajtori nuk na intereson,Zgjidhja ju përket juve,Ne duam klub me dinjitet,Përndryshe, këto fanella nuk përlyhen.Pamje nga dita e sotme pas ndeshjes KF Prishtina – Ballkani. Janë marrë gjitha fanellat e klubit nga zhveshtoret. 100 vjet KF Prishtinë!35 vjet Plisat!. /arbresh.info/

LINK

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme