Gjatë kësaj kohe reagimet në vend rreth shtrenjtimit të rrymës kanë qenë të shumta, e nga më të ndryshmet në rrjete sociale.
Një shkrim rreth kësaj situate së fundmi në Facebook e ka bërë edhe producenti Shkumbin Istrefi, i njohur për publikun më shumë si “Feka” i serialit “Kafeneja Jonë”.
Në postimin e bërë, ai thekson se ka kursyer dhe se këtë muaj fatura i erdhi më pak se muajin e kaluar.
Postimi i plotë i aktorit (pa ndërhyrje):
“Sot me erdhi faktura e rrymes.
Jetoj ne shtepi. Diten jam ngroh me dru (ne dhome te dites), naten me rryme. Edhe koha nuk ka qene fort e keqe, pra ka pase diell gjate ketij muaji.
Mos me rrejt, kursimi e ka bo te veten. Faktura me ka ardhe me pak se muajin e kaluar kur nuk kam kursy.
Ta shohim cka po ndodh tash e tutje.
Do te vazhdoj me kursy ne te njejten menyre.
Perndryshe, ma shume po me dhemb lufta eventuale ne Ukraine. Ishalla nuk bohet se katastrofe per ata njerez atje, e rrezik per te gjithë”.
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad