Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka zbukuruar revistën e famshme, “Elle” të edicionit spanjoll.
31-vjeçarja është bërë pjesë e revistës spanjolle në numrin e ri të muajt mars, ku krahas fotosesionit flet edhe për muzikën dhe modën, shkruan portali arbresh.info
Rita, së fundmi solli disa imazhe të reja nga prapaskenat e realizimit të imazheve, ndërsa dukej e mrekullueshme dhe unike në veshje të ndryshme.
“Prapaskenat me Elle”, ka shkruar krijuesja e hitit “Anywhere” në mbishkrimin e imazheve që postoi për miliona fansa në Instagram.
Rita ndërkaq po shijon romancën me regjisorin 46-vjeçar, Taika Waititi me të cilin së fundmi u shfaq në finalen e Super Bowl. / arbresh.info/
Xheneta akuzon Rovenën për fshehjen e gjësendeve të saj
Pushimi i hetimeve ndaj Bujës, Hodaj: Kishte seanca private ...
Abdixhiku: Do të investojmë 500 milionë euro për centralin m...
Chiesa thyen heshtjen pas raportimeve se është i palumtur te...
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...