Ballkani ka arritur fitore me rezultat 2-0 kundër Prishtinës, në ndeshjen e cila u zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti”, e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.
Pjesa e parë në përgjithësi u karakterizua me lojë të varfër nga të dyja skuadrat.
Ndërsa, për dallim nga pjesa e parë, e dyta ishte një “dramë” e vërtetë.
Në minutën e 56-të u akordua penallti për Prishtinën dhe Lumbardh Dellova u ndëshkua me karton të kuq, për të lënë Ballkanin me një lojtar më pak.
Përgjegjësinë e ekzekutimit nga pika e bardhë e morri Besnik Krasniqi, ku nuk arriti ta konkretizonte me gol këtë penallti.
Edhe Prishtina pastaj mbeti me një lojtar më pak, kur Oto John u ndëshua me karton të kuq në minutnë e 73-të të ndeshjes.
Në minutat shtesë të kësaj përballje, u akordua fillimisht penallti për Ballanin, ku Genc Nuzës iu deshën plotë tetë minuta për të rishikuar rastin në “VAR” për të marrë një vendim final.
Ermal Krasniqi i dha epërsinë suharekasve, duke u treguar i sakt nga pika e bardhë në minutën e 99-të.
Por, ndeshja nuk përfundoi me kaq, Mevlan Zeka dyfishoi epërsinë e skuadrës së tij në minutën e 106-të, për t’u mbyllur ndeshje me rezultat final 2-0.
Pas kësaj fitore, Ballkani merr vendin e parë në renditjen tabelare të Superligës së Kosovës me 39 pikë të grumbulluara, aq sa ka edhe Gjilani në vendin e dytë.
Ndërsa Prishtina gjendet në vendin e gjashtë me 24 pikë të grumbulluara./Arbresh.info
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?