Gjilani ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-1 si mysafir i Feronikelit, ndeshja kjo e vlefshme për xhiron e 20-të të Superligës së Kosovës.
Mysafirët zhbllokuan rezultatin që në minutën e 10-të, kur Blerim Krasniqi shnëoi për 1-0. Gjatë pjesës së parë nuk pati shumë zhvillime tjera dhe u mbyll me rezultat minimal në të mirë të gjilanasve.
Në pjesën e dytë, Arbër Prekazi realizoi për të dyfishuar epërsinë e Gjilanit në minutën e 80, ku vetëm dy minuta më vonë, Edison Kçiku trefishoi epërsinë e tyre.
Golin e nderit për Niklin e shënoi Ibrahim Cervadiku në minutën e 88-të për rezultatin 3-1.
Me këtë fitore, Gjilani merr kryesimin e ranglistës së Superligës së Kosovës me 39 pikë të grumbulluara, ndërsa Feronikeli gjendet në vendin e fundit me 11 pikë.
Nga ana tjetër, edhe Drenica ka arritur fitore si mysafir i Dukagjinit me rezultat 2-1.
Dior Zabërgja zhbllokoi rezultatin qysh në minutën e gjashtë për 1-0.
Pak pa përfunduar pjesa e parë, në minutën e 45-të, Armend Abazi dyfishoi epërsinë e Drenicës për 2-0.
Ndërsa pjesa e dytë, nuk ishte po aq produktive sa e para, pasi vendasit arritën të shënojnë vetëm një gol në minutën e 89-të për të ngushtuar epërsinë në 2-1, ku realizator i golit ishte Donat Hasanaj.
Me këtë fitore, Drenica tani gjendet në vendin e pestë me 27 pikë, ndërsa Dukagjini gjendet në vendin e nëntë me 18 pikë./Arbresh.info
Moti sot me diell dhe pjesërisht i vranët
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?