Gjendet i gjallë një prej pasagjerëve të zhdukur te anija në flakë Euro Ferry Olimpia.
Lajmi bëhet i ditur prej vetë ministrit grek të marinës tregëtare Janis Plaqiotaqis. Bëhet fjalë për një shofer kamioni nga Bjellorusia.
Shoferi vetëm 21 vjeç i zbriti vetë shkallët për të dalë nga trageti dhe fjalë e tij të para ishin “ më thoni që jam gjallë”.
Ai u gjet rreth orëve të mëngjesit në fundin e anijes dhe gjendja e tij shëndetësore është shumë e mirë. Ai u dërgua në spital për ekzaminime por mjektë thanë se nuk ka asnjë problem me shëndetin.
Tani autoritetet shpresojnë që të gjenden edhe 7 bullgarët,3 grekët dhe një shtetas turk që ende rrezultojnë të zhdukur që në momentin në anija mori flakë në ngushticën e Korfuzit./tch
Çfarë ndodhi në shtëpinë e Big Brother pas mesnatës – është ...
Nis raportimi i drejtorit të AKI-së para deputetëve në Komis...
Arrestohet në Prishtinë burri që e ngacmoi dhe e përcolli nj...
Protesta me bllokim rrugësh/ Procedohen katër deputetë të PD...
Vdes i burgosuri në Istog, gjendja iu keqësua derisa po tran...
Përfshihet nga zjarri një fabrikë në Prizren