Man United gjithnjë e më shumë mendon se transferimi i Ronaldos ishte gjë e gabuar

10:13 | 20 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Manchester United raportohet se po pranon se transferimi i Cristiano Ronaldos verën e kaluar ishte një “gabim gjykimi”.

Sipas “Daily Mirror”, “Djajtë e Kuq” nuk do të pengojnë Ronaldon të largohet këtë verë, nëse shfaqet mundësia.

Ka pasur spekulime në rritje për të ardhmen e Ronaldos, me portugezin që nuk e shikon vërtet vetën kohët e fundit, dhe me gjasë edhe koha e tij është drejt përfundimit për të fituar trofe të mëdhenj në Evropë përpara pensionimit.

Reprezentuesi portugez do të mbushë 38 vjet sezonin e ardhshëm dhe “Mirror” sugjeron se ai nuk do të jetë në gjendje të jap më shumë në Premier League edhe pasi Manchester United të vijë në vete.

Raporti shpjegon se United nënshkroi kryesisht me Ronaldon për ta penguar atë t’i bashkohej rivalëve të tyre, Manchester City, ndërsa faktorët komerical ishin gjithashtu kyç në marrëveshje.

Në fund, mbetet e qartë se Ronaldo nuk ka sjellë suksesin për të cilin shumë do të kishin shpresuar, me sjelljen e tij herë pas here të turpshme duke u bërë një shpërqëndrim i padëshiruar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme