Ky sezon ka rezultuar me shumë ulje e ngritje për Erling Haaland duke qenë se sulmuesi i Borussia Dortmund ka vuajtur disa shqetësime fizike. Gjithsesi, pavarësisht problemeve, talenti i norvegjezit nuk vihet në diskutim, ndaj për të vazhdojnë të jenë të rreshtuara një sërë klubesh të cilat ëndërrojnë ta kenë në organikë për sezonin e ardhshëm.
Manchester United është një nga klubet që ka pasur objektiv Haaland prej nisjes së karrierës së tij, mirëpo e kaluara nuk harrohet dhe pikërisht një histori e vitit 2001 mund t’i “hedhë në erë” shanset e Djajve të Kuq për të firmosur me 21-vjeçarin. E gjitha lidhet me një derbi United-City të para 21-viteve, ku Roy Keane me fanellën e Djajve, ndërhyn në mënyrën më brutale ndaj kundërshtarit Alf-Inge Haaland, babait të lojtarit të Dortmund.
Inge-Haaland pësoi një dëmtim të rëndë në gju ndërsa skocezi pranoi më vone se ndërhyrjen e kishte bërë qëllimisht duke shtuar dozat e nervozizmit. Ndaj, sipas ish-futbollistit të Manchester United, Paul Ince, kjo histori mund të ndikojë në merkaton e United që do të humbiste një xhevahir të vërtetë për një çast të së kaluarës.
“United i duhet një sulmues i ri, por me Haaland ka një kleçkë në lidhje me atë historinë e babait të tij në Old Trafford. Megjithatë, nuk është vetëm kjo arsyeja e stepjes së Haaland, pasi nëse United nuk shkon në Champions atëherë norvegjezi do ta fshinte nga lista Manchesterin, të paktën pjesën e kuqe të qytetit”, u shpreh Ince duke qenë se në garë për të nënshkruar me sulmuesin është edhe Manchester City.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...