AC Milan nuk ka arritur të sigurojë më shumë se një pikë në ndeshjen si mysafir i Salernitanas, përballje që përfundoi me rezultat 2-2.
Rezultati u zhbllokua qysh në minutën e pestë, kur Junior Messias i dha epërsinë fillestare “Rossonerëve”.
Vendasit arritën të barazojnë shifrat përmes Federico Bonzzolit, i cili shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes për rezultatin 1-1.
Në pjesën e dytë u shënuan edhe dy gola tjerë nga të dyja skuadrat.
Ku nuk e priste askush, Salernitana arriti të gjente golin e epërsisë në minutën e 72-të, ku realizator i golit ishte Milan Duric.
Por, kundërpërgjigja e “Rossonerëve” ishte e shpejtë, Ante Rebic barazoi rezultatin në 2-2 vetëm pesë minutash.
Deri në fund të ndeshjes nuk munguan rastet, por as shifrat nuk ndryshuan, kështu që ndeshja u mbyll me rezultat 2-2.
Pas këtij barazimi, Milani merr përkohësisht vendin e parë me 56 pikë të grumbulluara, dy më shumë se Interi e cila gjendet në vendin e dytë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërsa, nga ana tjetër, Salernitana gjendet në vendin e 20-të me 14 pikë të grumbullara./Arbresh.info
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi
Sot hapet Konventa e Industrisë së Drurit të Kosovës
Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...