Tre të dyshuar janë arrestuar në Vushtrri pasi si pasojë e një përleshjeje ku njëri është lënduar nga një mjet metalik.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 15:00, policia në rrugën ‘Dëshmorët e Kombit’ në Vushtrri.
“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të shpejta policore, me ç ‘rast janë identifikuar dhe arrestuar tre persona të dyshuar. Nga informacionet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e përleshjes, lëndime kishte pësuar viktima mashkull kosovar të cilit i është ofruar tretman mjekësor. Pas intervistimit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuarve tjerë me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’./arbresh.info/
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...
Moti në Shqipëri, temperaturat arrijnë deri në -2 gradë
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Manchester United përgatit për një ofertë për 60 milionë eur...
Haradinaj mban sot konferencë për media