Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka mbajtur një fjalim sot në Konferencën e Mynihut, me të cilin mund të thuhet se ngjall shpresa sa i përket zgjerimit të BE’së drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Schols ka thënë se kur flet për Unionin Evropian ka parasysh edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor – të cilat pritet të integrohen në BE kur të pjekën kushtet.
“Kur flas për Unionin Evropian i kam ndërmend edhe shtetet e Ballkanit Perëndimor në mendje. Nuk mjafton t’i theksojmë planet e zgjerimit për këtë rajon si synim strategjik. Atë duhet ta avancojmë në mënyrë aktive”, ka deklaruar Scholz duke nxitur edhe duartrokitje tek të pranishmit.
Nga vendet e rajonit kërkohet që t’i përshtatin qëndrimet e tyre në politikën e jashtme me qëndrimet e përbashkëta të Bashkimit Evropian.
Nga Kosova kërkohet të zbatojë legjislacionin në fuqi dhe të dëshmojë rezultate në luftën kundër korrupsionit, si dhe t’i zbatojë reformat në përputhje me standardet evropiane, që të hapet rruga për integrim./arbresh.info/
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation