Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Zëvendëskryeministren, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, u takuan në Munich me Kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Kiril Petkov, transmeton arbresh.info.
Kurti e përgëzoi kryeministrin Petkov për marrjen e detyrës dhe i bëri ftesë që të vizitojë Kosovën.
Po ashtu ata biseduan për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit rajonal, sidomos në fushën e sigurisë dhe të diversifikimit të energjisë.
Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës ka qasje proaktive në bashkëpunimin rajonal dhe se e përkrah plotësisht Procesin e Berlinit dhe Tregun e Përbashkët Rajonal, si platforma e vetme që vepron me rregulla të Bashkimit Evropian dhe sipas agjendës së Procesit të Berlinit dhe të BE-së.
Si dhe u bisedua për menaxhimin e pandemisë dhe kryeministri Kurti tha se nga vendi i fundit në rajon për nga përqindja e popullatës së vaksinuar kundër COVID-19, Kosova sot renditet në vendin e parë në Ballkanin Perëndimor.
Ai e njoftoi kryeministrin Petkov për progresin në ekonomi, në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe në fusha të tjera gjatë gati një vit qeverisje.
Kryeministri bullgar e përgëzoi kryeministrin Kurti për të arriturat dhe shprehu vullnetin dhe gatishmërinë e qeverisë së tij për të shtuar bashkëpunimin./arbresh.info/
Sara: U bëra akull, sepse nuk e prisja nga Driloni
Lushtaku inicion Memorialin historik për daljen e parë publi...
Musliu: Urgjentisht të fillojnë hetimet ndaj drejtorit të RT...
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?