Një grup deputetësh ukrainasë dhe gazetarë të huaj u detyruan të futen në një bunker për t’i shpëtuar bombardimeve të separatistëve në zonën e konfliktit në Donetsk këtë të shtunë.
Në një video të publikuar nga Reuters, shihet David Arakhamia, deputet i Partisë Shërbëtorët e Popullit, që ka pushtetin në Ukrainë, teksa strehohet në bunker bashkë me gazetarët e huaj. Ai filmoi pamjet dramatike ku dëgjohen predhat kalibër 120 mm që bien pranë vendit ku po qëndron.
Situata në Ukrainë duket se po përshkallëzohet drejt një konflikti të hapur, pasi qeveria në Kiev dhe separatistët e mbështetur nga Moska po shkëmbejnë akuza për sulme me armë kundër njëri-tjetrit. Lideri i separatistëve në Luhansk, ku një ditë më parë pati edhe shpërthime me bomba, u bëri thirrje banorëve të territorit që kontrollon se duhet të mobilizohen për të luftuar. Gjithashtu ka raportime se disa mijëra civilë janë larguar nga Luhansku dhe kanë kaluar kufirin për në Rusi, shkruan a2cnn.
Këto përplasje sporadike janë paralajmëruar nga Perëndimi në ditët e kaluara, sipas të cilëve ky është një plan i Putin për të fabrikuar një pretekst për të nisur sulmin ndaj Ukrainës. Nga ana e tij, presidenti rus deklaroi pas takimit me kancelarin gjerman Olaf Scholz, se në Donbas po bëhej gjenocid nga ana e Ukrainës.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Sot mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-së,...
Mblidhet Qeveria, 30 pika në rend të ditës
Parashikimi i motit për sot
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...