Google ADS

Jeta luksoze e Beatrixit, veshja e saj mbrëmë afro 3 mijë euro

18:32 | 19 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Mbrëmë është mbajtur finalja e Big Brother.

Përveç katër finalisteve të ftuar kanë qenë edhe ish-banorët.

Ata fillimisht parakaluan në qilimin e kuq, ku morën vëmendje më elegancën dhe dukjen e kuruar deri në detajin e fundit.

Por, në këtë mes vëmendjen më të madhe e ka marrë, Beatrix Ramosaj e cila për finale kishte përzgjedhur një dukje unike, trupore ngjyrë metalike nga “Rick Ownes”.

Kostumi i Beatrix kap vlerën e 2 mijë 480 eurove sipas faqes në Instagram “Mes për Mes”, ndërsa e kompletoi atë  me taka të larta dhe vathë me ngjyrë të ngjashme.

Ndryshe, fitues i Big Brother VIP u shpall balerini Ilir Shaqiri, i cili ka fituar 100 mijë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme