Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Zllatar të Prishtinës, ku një polic ka mbetur i vdekur pasi u qëllua me armë zjarri aksidentalisht nga kolegu i tij, shkruan arbresh.info.
Për këtë Kryetari i Aleancës Kosova e Re ka shkruan në faqen e tij në Facbook ku ka shprehur ngushëllimet familjes dhe kolegëve.
Ndërkaq lajmin për vrasjen e polici Pacolli e ka quajtur tronditës.
“Me hidhërim po e përjetojmë faktin tronditës të vrasjes së zyrtarit policor, bashkëvendasin tim, Lirim Haxholli. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe kolegët”, thuhet në shkrimin e tij.
Inspektorati Policor ka njoftuar se policët ishin në një ndejë private, ku kishin marrë pjesë 15 zyrtarë policorë.
“Sot pas mesnatës Inspektorati Policor i Kosovës ka pranuar një informacion përmes “Linjës së kaltër” nga Policia e Kosovës se ka ndodhur një incident me të shtëna me armë zjarri në fshatin Zllatar të Prishtinës ku ishte plagosur një person. Hetuesit e IPK-së menjëherë i janë përgjigjur thirrjes kurse në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar. Personi i plagosur në këtë rast (zyrtar policor) ishte dërguar për trajtim mjekësor dhe pavarësisht përpjekje të mjekëve i njëjti fatkeqësisht ka vdekur si pasojë e lëndimeve”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Vrasja e policit në Zllatar/ Arrestohen pesë policë dhe kërkohet suspendimi i nëntë të tjerëve
Rizvanolli: Telekomi është meritor për sukseset që ka sot, n...
112 vjetori i Pavarësisë, flamuri shqiptar ngrihet në New Yo...
4000 copa letre për të krijuar flamurin kuq e zi/ Nxënësi ng...
Modernizimi i plotë i rrjetit “Vala”, Kurti: Për...
Krasniqi: Toni, fituesi i 5 medaljeve olimpike si trajner, ë...
Telekomi i Kosovës mban konferencë për media, pjesëmarrës Ku...