Përzgjedhësi i Kosovës, Christos Marmarinos ka shpallur listën për ndeshjen me Norvegjinë, që do të zhvillohet më 27 Nëntor, nga ora 19:00 në Mitrovicë.
Në këtë listë ndodhen 13 basketbollistë, ku më pas do të reduktohet në 12 lojtarë për sfidën ndaj norvegjezëve, që është e vlefshme në rrethin e parë parakualifikues për Eurobasket 2025.
E veçanta e këtij grumbullimi është rikthimi te Kosova i organizatorit, Scott Bamforth, i cili tani luan në Francë, te skuadra Le Mans. Skuadra do të fillojë grumbullimin sot (e shtunë), kurse amerikani i natyralizuar do t’i bashkohet ekipit më vonë.
Sot (e shtunë) do të stërviten pasdite, ndërsa nga dita e diel do t’i intensifikojnë përgatitjet për të qenë sa më të gatshëm për duelin ndaj Norvegjisë.
Sfidën e parë e kanë fituar norvegjezët 86:77, ndërkohë Dardanët shënuan fitore ndaj Danimarkës 78:73.
Lista e gjerë: Dardan Berisha, Dion Sheqiri, Fisnik Rugova, Meriton Ismaili, Erjon Kastrati, Gëzim Morina, Drilon Hajrizi, Samir Zekiqi, Valon Bunjaku, Muhamedali Janjeva, Mikaile Tmusiq, Arti Hajdari dhe Scott Bamforth./Arbresh.info
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto
Kurti mori pjesë në ceremoninë hapëse të edicionit të 7-të i...
Gresa i zgjon banorët nga gjumi, Drenusha i reagon ashpër
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...