Google ADS

Pritet të lehtësohen masat kufizuese në Maqedoni

16:54 | 19 Shkurt 2022
S D

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot u shpreh se piku i valës së katër po shuhet dhe se gjendja epidemologjike po përmirësohet.

Ai tha se skriningu i përgjithshëm do të mundësojë të ketë pamje të qartë për gjendjen me virusin dhe më pas do të merren edhe masa dhe rekomandime të reja.

“Gjendja epidemiologjike në vend po përmirësohet, përkatësish zvogëlohet piku i valës së katërt. Niveli i vaksinimit de imunizimit të plotë te ne është më i vogël se te vendet anëtare të BE-së. Ne dëshirojmë rezultate pozitive dhe më pas t’i lehtësojmë masat kufizuese”, tha Sali.

Sipas planit të Ministrisë së Shëndetësisë janë paraparë rreth 3.000 analiza prej të cilave 1.000 do të jenë në Skup./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme