Fushata për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit që do të zhvillohen më 6 mars nis zyrtarisht ditën e sotme.
Vendimi është marrë në fillim të muajit nga Komisioni Rregullator në KQZ i cili vendosi në këtë mënyrë miratimin e propozimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Partia Demokratike kërkoi më herët që data e nisjes së fushatës të ishte 7 shkurti, me argumentimin për të pasur kohë kandidatët. Por kjo u rrëzua nga anëtarët e Komisionit Rregullator sepse sipas tyre kjo datë është e pamundur për shkak të afateve të vendosura.
Zgjedhjet do të zhvillohen në Shkodër, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnjë. Ndonëse në shumicën e tyre, këto bashki ishin prej shumë kohësh, pa një kryetar të zgjedhur, presidenti Meta priti vendimin e Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit 2019, për të dekretuar votimet e reja. Në zgjedhjet e 30 qershorit, opozita nuk mori pjesë, duke i bojkotuar ato. Ripërsëritja e tyre mund të jetë një mundësi e mirë që dhe ajo të ketë përfaqësuesit e saj në pushtetin vendor, të paktën në këto 6 bashki ku Shkodra, Durrësi por dhe Lushnja janë ndër më të mëdhatë e vendit.
Por edhe këtë herë ajo duket se do të hyjë e përçarë, për shkak të luftës së brendshme në Partinë Demokratike. Berisha dhe mbështetësit e tij, garojnë në zgjedhje me koalicionin “Shtëpia e Lirisë”. KQZ vendosi të regjistrojë në zgjedhjet e pjesshme koalicionin “Shtëpia e Lirisë”, të përbërë nga Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia Demokristiane, duke rrëzuar nga kërkesa e tyre një pjesëtar të tretë të koalicionit, i renditur në dokument si Partia Demokratike – Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit.
KQZ vendosi që koalicioni përbëhet nga LSI dhe PDK, por nuk përfshiu në të edhe Komisionin e Rithemelimit të PD me përkrahësit e ish kryeministrit Sali Berisha. Megjithatë kandidatët e këtij koalicioni janë zgjedhur nga Berisha përmes primareve të mbajtura në 6 bashki. Edhe prezantimi i kandidatëve është bërë në të shumtën e rasteve nga Berisha. /abc/
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik
Sot hapet ambasada e Kosovës në Bogota të Kolumbisë, e përur...
Policia shpall në kërkim personat që shihni në foto