Edhe nëse nuk jeni në mesim e shumë personave me prediabet, është e zgjuar që të mbani të qendrueshëm nivelin e sheqerit në gjak.
Endokrinologu Gregory Dodell, M.D., 41 vjeç, pronar i Central Park Endocrinology në New York City, punon për të parandaluar këtë sëmundje dhe ka dhënë këto këshilla, transmeton portal arbresh.info
Mësoni mbi gjendjen tuaj të tensionit
Ekziston një listë me më shumë se 40 gjëra që ndikojnë në sheqerin në gjak, dhe stresi është një prej tyre. Nëse jeni të stresuar dhe të shqetësuar për shumë gjëra, merrni frymë thellë dhe relaksohuni. Menaxhimi i stresit është një komponent i madh i menaxhimit të sheqerit në gjak.
Hiqni peshoren
Mjeku amerikan nuk i inkurajon pacientët e tij që të përdorin peshoren. Në vend të kësaj, unë fokusohem te sjelljet dhe pesha nuk është një sjellje – është një shënues zëvendësues për ndryshimet në sjellje. Për të stabilizuar sheqerin në gjak, zgjohuni dhe ecni çdo ditë, ndërsa në dietën tuaj shtoni perimet.
Kontrolloni gjurmuesin tuaj të brendshëm
Trupi juaj mund ta përpunojë shumë mirë ushqimin, por nëse sheqeri juaj në gjak është i lartë nga një vakt kushtojini vëmendje trupit tuaj dhe bëni zgjedhjen e duhur herën tjetër. Ne jemi kaq të programuar tani për të dëgjuar burime të jashtme për atë që duhet të bëjmë për shëndetin tonë dhe të kemi gjurmues për gjumin, rrahjet e zemrës dhe kaloritë. Por ne kemi gjurmuesin më të mirë të shpikur ndonjëherë – trupat tanë.
Hani atë që dëshironi, nëse vërtet e dëshironi
Nëse u pëlqen të hani makarona, hani. Ushqimet nuk duhet të hiqen nga lista për shkak të frikës që mund të shkaktojë niveli i sheqerit në gjak. Në vend të kësaj, të ngrënit mirë ka të bëjë me intuitën dhe vetëdijen. Megjithatë, duhet kujdes, sepse makaronat shkaktojnë rritjen e sheqerit në gjak, ndërsa nëse ato kombinohen me protein (si mishi i pulës), fibra (nga perimet) dhe pak yndyrë (vaj ulliri ose djathë), atëherë do të keni stabilizim të sheqerit në gjak.
Jini aktiv
Të qenit aktiv është gjë e rëndësishme. Nëse vuani nga diabeti, lëvizja mund t’i bëjë mirë trupit. Bëni joga, dilni në shëtitje me biçikletë, ecni për në punë ose dilni për shëtitje në park. Mjeku amerikan këshillon që vënia e trupit në aktivitet ndihmon në uljen e sheqerit në gjak dhe është një ndër metodat më efektive për të mposhtur sëmundjen./arbresh.info/
Maqedonia e Enis Bardhit fiton dhe siguron kalimin në Ligën ...
Tonali vendimtar, Italia shënon fitore minimale ndaj Belgjik...
Të hënën, Qeveria e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut mbajn...
Leo e pranon hapur: Kam pëlqim për Lelën dhe po përshtatemi ...
Banka Botërore: Libani ka pësuar dëme prej 8.5 miliardë doll...
Anglia bindëse ndaj Greqisë, rikthehet në pozitën e parë në ...