Sot paradite moti do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare përgjatë Luginës së Vardarit kohë pas kohe me erë të fortë jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë prej 15 deri në 21 gradë.
Në Shkup, paradite moti do të jetë me diell, pasdite me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të ulet deri në 0, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 17 gradë.
Nga DPHM paralajmërojnë se nga e diela moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me shi të kohëpaskohshëm lokal dhe me erë të dobët deri në mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore erë e kohëpaskohshme e forcuar jugperëndimore.
Të martën priten reshje më të rrëmbyeshme të cilat për shkak të ftohjes në malet dhe në disa vende më të larta do të jenë të borës. Do të fryjë erë e fortë veriore që do të shkaktojë temperaturat të jenë më të ulëta edhe në ditët në vijim./21/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...