Einxheli rrëfen emocionet pas eliminimit: Nuk do të ndryshoja asgjë nga rrugëtimi im

00:28 | 19 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Moderatorja Einxhel Shkira është pa dyshim një nga konkurrentet më të komentuara në “Big Brother VIP”.

Ajo arriti deri në finale dhe u eliminua e dyta pas Beniadës. Pas daljes, ajo rrëfeu emocionet që ka përjetuar gjatë qëndrimit të saj për gati 100 ditë në shtëpi.

“Edhe një bluzë e ardhur aty brenda të bëhet vërtetë mbështetje sepse në momente të vështira e shihja. Aty merr zemër se kupton se ka ka njerëz që të mbështesin jashtë.

S’do ndryshoja asgjë. Sikur një detaj të ishte ndryshe, ndoshta nuk do të isha këtu ku jam sot.

Do të doja të mos kalonin në ofendime aty brenda, por Einxhelin e vlerësoj për mendimet e saj, për luftën që ka bërë aty brenda.

Do të doja të eksploroja shumë dimensione të të qenit e fortë. Ti je më e ndjeshme nga çdo të tregosh, por pavarësisht se nuk e tregon, kjo s’do të thotë që nuk lë shenjë te ty”, tha moderatorja./tch/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme