Google ADS

Rusia është përgjegjëse për sulmet kibernetike në Ukrainë, thonë SHBA-të

22:51 | 18 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Rusia qëndron pas sulmeve kibernetike të kësaj jave ndaj Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës dhe bankave të mëdha, thonë nga Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi nga Anne Neuberger, zyrtarja kryesore kibernetike e Shtëpisë së Bardhë, ishte atribuimi më i theksuar i përgjegjësisë për ndërhyrjet kibernetike që janë shpalosur ndërsa tensioni është përshkallëzuar midis Rusisë dhe Ukrainës, transmeton portal arbresh.info

“Ne besojmë se qeveria ruse është përgjegjëse për sulmet kibernetike në shkallë të gjerë ndaj bankave të Ukrainës këtë javë,” tha Neuberger.

Ajo shtoi se ndëra sulmet kishin një ndikim të kufizuar, ato “janë në përputhje me atë se si mund të duket një përpjekje për sulm nga ana e Rusisë” , ndërsa ka shtuar se mund të ketë më shumë sulme kibernetike shkatërruese nëse Rusia vazhdon me pushtimin e mëtejshëm të Ukrainës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar Rusinë për kryerjen e një “operacioni të rremë” , me qëllim të justifikimit për pushtimin e Ukrainës. Ai u tha gazetarëve se “ne kemi çdo indikacion” se Moska synon të pushtojë Ukrainën.

Të paktën 10 faqe interneti për agjencitë qeveritare dhe bankat ukrainase u goditën nga sulmet kibernetike në mes të tensioneve në rritje mes Rusisë dhe Ukrainës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme