Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka kërkuar nga organet kompetente që të ndërmarrin masa ndaj kërcënuesit të dy inspektorëve të arsimit.
Kërcënimin me likuidim fizik të dy inspektorëve të arsimit Besa Halimi- Zagraxha dhe Sabri Sadriu nga një mësimdhënës, MASHT-i e ka quajtur cenim i zyrtarëve në ushtrimin e detyrave të tyre dhe vepër penale të dënueshme.Ministria e Arsimit ka reaguar një ditë më pas ndaj këtij kërcënimi. Nga kjo ministri është bërë e ditur se kërcënimi ka ardhur si rezultat i angazhimit të shtuar kohëve të fundit nga ana e inspektorëve nëpër shkollat e Kosovës. “Kërcënimi vjen në kohën kur Inspektorati i Arsimit po fuqizohet në funksion të rritjes së rregullit dhe cilësisë në sistemin tonë arsimor”, thuhet në reagimin e Ministrisë, ku ky institucion kërkon nga organet kompetente që të ndërmarrin masa përkatëse ndaj kërcënuesit, në mënyrë që raste të tilla të mos përsëriten.“Është e papranueshme që të kërcënohet kushdo për punën e tij, aq më parë kur kjo bëhet nga një mësimdhënës, misioni i të cilit është edukimi dhe arsimimi i brezave të rinj”, thuhet në reagimin e kësaj Ministrie.
Izraeli thotë se libanezët e kanë të ndaluar të lëvizin në j...
Tërmet në Itali, me magnitudë 4.2
Kumbaro uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë: ...
Real Madridi gjen më në fund zëvendësuesin e Toni Kroosit, s...
Magjistralja Ferizaj-Prishtinë vërshohet nga uji
Rama uron Ditën e 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë