Rusia njoftoi se do të zhvillojë stërvitje masive bërthamore ndërsa udhëheqësit perëndimorë vijuan të premten përpjekjet për të gjetur mënyra për të shmangur një luftë të re në Evropë, mes tensioneve në rritje Lindje-Perëndim.
Shtetet e Bashkuara kanë bërë paralajmërimeve të forta se Moska mund të urdhërojë shumë shpejt një sulm ndaj Ukrainës.
Shqetësimet u përqëndruan tek vijat e paqëndrueshme të frontit në Ukrainën lindore, ku si pasojë e rritjes së sulmeve me artileri, u godit një kopsht fëmijës.
‘Kambanat’ e alarmit për një konflikt të madh të mundshëm vazhduan të bien, duke reflektuar shqetësimin e ngritur një ditë më parë nga Presidenti amerikan Joe Biden i cili tha se Uashingtoni nuk ka parë shenja të tërheqjes që Rusia ka premtuar të bëjë, por përkundrazi dislokime trupash të reja në kufi me Ukrainën.
Edhe pse Rusia pretendon se po tërheq një pjesë të trupave nga stërvitjet e gjera ushtarake, Kremlini kujtoi botën se disponon një nga arsenalet më të mëdha bërthamore në botë, duke njoftuar stërvitjet e forcave të saj bërthamore këtë fundjavë.
Nga ana tjetër aleatët e NATO-s po përforcojnë praninë ushtarake rreth Evropës Lindore dhe thonë se masat janë thjesht për qëllime mbrojtjeje dhe për të treguar unitet përballë kërcënimeve ruse.
Moska ka mohuar se ka për qëllim të sulmojë Ukrainën. Në komentet e tij të premten ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov ironizoi paralajmërimin perëndimor për një sulm të afërt, duke e quajtur një mashtrim që shkakton të qeshura.
Pavarësisht mohimeve ruse, Uashingtoni dhe aleatët e tij janë të shqetësuar se konflikti i gjatë separatist që zien në Ukrainën lindore mund të sigurojë një justifikim për një sulm, megjithëse ata nuk kanë dhënë detaje.
Në një kohë kur tensionet kanë ngritur në nivelin e tyre më të lartë që nga Lufta e Ftohtë, ushtria ruse njoftoi se presidenti Vladimir Putin do të monitorojë një stërvitje gjithëpërfshirëse të forcave bërthamore të vendit të shtunën që do të përfshijë lëshime të shumta raketash, një kujtesë e fortë e mundësisë bërthamore të vendit në mes të përballjes me Perëndimin.
Ndërsa Kremlini këmbëngul se nuk ka plane për të pushtuar, ai i ka kërkuar Perëndimit të mbajë Ukrainën jashtë NATO-s dhe të tërheqë forcat e aleancës nga Evropa Lindore, kërkesa të refuzuara nga aleatët perëndimorë.
Presidenti Biden ka në plan të bisedojë në telefon të premten me udhëheqësit transatlantikë rreth rritjes së pranisë ushtarake ruse dhe përpjekjeve të vazhdueshme për parandalim dhe diplomaci./VOA/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...