Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara i kërkuan Rusisë që të tërheqë trupat e saj nga kufiri me Ukrainën dhe të ndjekë një rrugë diplomatike, për të trajtuar tensionet në rritje nga frika e një pushtimi.
Duke folur në një konferencë sigurie në Mynih, ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se kishte parë “shkëndija shprese” kur Rusia njoftoi se po tërhiqte forcat pranë kufirit, mirëpo pavarësisht kësaj, ajo shtoi se kërcënimi rus është ende real.
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, akuzoi Rusinë për krijimin e provokimeve të rreme, edhe pse Perëndimi u përpoq të shtynte diplomacinë si rrugën e vetme drejt zbutjes së tensioneve.
Blinken përsëriti rëndësinë e solidaritetit të NATO-s në mënyrën se si e trajtoi krizën, duke argumentuar se presidenti rus, Vladimir Putin, ishte befasuar nga solidariteti i tyre.
“Mendoj se presidenti Putin është befasuar paksa nga solidariteti ynë, nga mënyra se si NATO u bë bashkë. Bashkimi Evropian u bë bashkë. Ne u bashkuam individualisht si partnerë. Ne u bashkuam institucionalisht. Për aq sa ne e ruajmë këtë solidaritet, do të jemi gati të përgjigjemi në secilën rrugë që e zgjedh presidenti Putin.”
Zyrtarët amerikanë dhe evropianë, të fokusuar në rreth 150 mijë trupa ruse të vendosura rreth kufijve të Ukrainës, paralajmërojnë se konflikti në Ukrainën lindore mund të japë shkëndijë për një sulm më të gjerë.
Shefat e mbrojtjes së SHBA-së dhe Rusisë biseduan gjatë ditës së sotme, ndërsa Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, bëri thirrje për depërshkallëzimin dhe kthimin e forcave ruse që rrethojnë Ukrainën në bazat e tyre vendase dhe një rezolutë diplomatike, sipas Pentagonit.
Ndryshe, Blinken dhe ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, kanë rënë dakord të takohen javën e ardhshme./kk/
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...