Google ADS

Meta: Angazhimi im në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit të popullit

18:38 | 18 Shkurt 2022
V. S.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, shprehet se angazhimi i tij në të ardhmen do të jetë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë.

Përmes një postimi në facebook, Meta theksoi se “një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë.”

“Angazhimi im në të ardhmen do të jetë në radhë të parë për rikthimin e sovranitetit të popullit të Shqipërisë. Të mos harrojmë kurrë atë që tha më 2 Mars, Ledi Bianku, një nga juristët më të shkëlqyer të Shqipërisë: ‘Një popull që fle në demokraci, zgjohet në diktaturë’.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme