Ushtarët e FSK-së lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit publik hekurudhor

18:19 | 18 Shkurt 2022
V. S.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj gjatë ditës së sotme është takuar me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Mehaj përmes një postimi në facebook, ka bërë të ditur se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të lirohen nga pagesa e shërbimeve të transportit hekurudhor gjatë orarit të shërbimit.

Postimi i plotë:

Krahas çështjeve në fusha tjera, me Ministrin Aliu sot nënshkruam Memorandumin  e Bashkëpunimit, ku ndër tjera, ushtarakët e FSK-së lirohen  nga pagesa e shërbimeve të transporti publik hekurudhor gjatë udhëtimit me uniformë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria  e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, zotohemi për realizimin e suksesshëm të memorandumit dhe të gjitha fushave tjera të interesit të përbashkët.

Vazhdojmë me punë të mira dhe sukseset e radhës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme