Von Cramon përshëndet emërimin e emisarit gjerman për Ballkanin

17:35 | 18 Shkurt 2022
V. S.

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka uruar Manuel Sarrazin, i cili sipas është emëruar i dërguar special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

Qeveria gjermane ka emëruar sot politikanin Manuel Sarrazin, si të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor.

“Urime të ngrohta për kolegun tim Manuel Sarrazin që u emërua nga Qeveria gjermane si i dërguar special për Ballkanin Perëndimor. Ballkani Perëndimor ka nevojë për një mbështetje të fortë dhe parimore nga Bashkimi Evropian dhe ai është një nga personat më të mirë mes të Gjelbërve në Gjermani për të marrë këtë post, pasi ai është një mbështetës i vendosur i Zgjerimit të BE-së në rajon”, tha Von Cramon përmes një postimi në Twitter./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme