Kryesia e Kuvendit ka njoftuar se do të mblidhet të hënën nga ora 10:00.
Në rend të ditës janë në plan të shqyrtohen disa pika.
Njoftimi i plotë:
Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Rendi i ditës
III. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 9 shkurt 2022:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-126 për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime shoqërore në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Shqipërisë,
Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-127 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për zbatimin e lehtësirave doganore dhe/ose të kontrollit të hyrjes/daljes së mallrave,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. nr.08/L-011 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-061 për shitjen e banesave për të cilat ekziston e drejta banesore,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-005 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar,
Shqyrtimi i parë i Projekt-Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 08/L-124,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radhët e komuniteteve tjera jo shumicë.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave./arbresh.info/
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...