Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindenjëzetetre (123) aktakuza kundër njëqindepesëdhjetekatër (154) personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar nëntëmbëdhjetë (19) persona, si dhe janë bërë katër (4) kërkesa për caktim të paraburgimit të pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, Prokurori i Shtetit, ka sekuestruar rreth 32 kg narkotikë e llojit marihuanë, dymijë e pesëdhjetë e nëntë (2059) bimë të mbjella në saksi, të cilat janë konfiskuar, si dhe narkotikë që kanë qenë të përgatitura dhe të gatshme për shitje.
Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira;
Gjashtë (6) celularë;
Para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon;
Një (1) DVR; dhe
Një (1) llaptop.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person për veprat penale ‘’Marrje ryshfeti’’ nga neni 421 paragrafi 1 lidhur me nenin 33 i KPRK-së, dhe ‘’Falsifikim i dokumentit’’ nga neni 427 paragrafi 1, lidhur me neni 31 dhe veprën penale ‘’Mashtrim në detyrë’’ nga neni 419 paragrafi 4 i KPRK-së.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, me urdhër të prokurorit ka ndaluar nëntë (9) persona, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur tridhjetë (30) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe Po ashtu, janë sekuestruar: Tre (3) automjete të markave BMW, Ford dhe Opel Zafira, gjashtë (6) celularë, para të gatshme në shumë prej 2185.29 euro, 313 denar maqedon, një (1) DVR dhe një (1) llaptop. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër njëzet e nëntë (29) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesëdhjeteshtatë (57) aktakuza kundër pesëdhjetetetë (58) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person i dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të dyshuar, si dhe, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) personave, si dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër dhjetë (10) personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...