Udhëheqësi separatist në Ukrainën lindore u ka bërë thirrje banorëve që të evakuoohen në Rusi.
Denis Pushilin, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DPR), ka deklaruar se rekomandimi për evakuim duhet të ndodh për shkak të “përkeqësimit të mprehtë” të situatës ushtarake, transmeton portal arbresh.info
Ai akuzoi forcat ukrainase se kishin grumbulluar “trupa dhe armë vdekjeprurëse” përgjatë vijës së kontaktit dhe pohoi se ushtria tani është “në formacion luftarak dhe gati për të kapur Donbasin me forcë”.
“Jeta dhe shëndeti i qytetarëve tanë mund të rrezikohet nëse armiku bombardon zonat e populluara të Republikës. Për këtë arsye, që nga sot, 18 shkurt, është organizuar një evakuim masiv i centralizuar i popullsisë në Federatën Ruse”, tha ai, shkruan Euronews.
Ai ka theksuar se evakuimet janë në organizim të koordinuar me Moskën.
Gratë, fëmijët dhe të moshuarit do të jenë të parët që do të evakuohen.
Separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore që nga shpërthimi i konfliktit në vitin 2014 dhe autoritetet ukrainase kanë akuzuar njëri-tjetrin për bombardimet e fundit.
Moska ka vendosur rreth 150,000 trupa përgjatë kufirit të saj me Ukrainën dhe në Bjellorusinë fqinje gjatë javëve të fundit, por këmbëngul se nuk ka ndërmend të pushtojë.
Rusia ka kërkuar nga NATO që të garantojë se Ukraina nuk do të lejohet kurrë që t’i bashkohet aleancës së sigurisë. . Ajo i ka kërkuar gjithashtu aleancës tërheqjen e disa trupave dhe armëve për disa vende në Ukrainën lindore, duke argumentuar se ato kërcënojnë sigurinë e saj./arbresh.info/
Ruben Amorim tregon mesazhin që i dha Mourinho pasi mori dre...
Zelensky: Po punojmë në zhvillimin e sistemeve të reja të mb...
Abdixhiku në QKMF-në e Prishtinës: Prezantova planin në shën...
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të...
Bullgaria dhe Rumania, një hap më afër zonës Schengen
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...