Google ADS

Katër të vdekur dhe 236 të infektuar me COVID-19

15:08 | 18 Shkurt 2022
arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se nga 2.648 testime, 236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 4 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 780 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 215.665.

Në total numri i rasteve aktive është 5.961./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme