Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë është nënshkruar një Deklaratë e Përbashkët Zotimi në mes të Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, si dhe Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
Përmes kësaj deklarate, Ministria e Drejtësisë zotohet se do të formojë në afatin më optimal, grupet punuese për kryerjen e hapave procedurale dhe nxjerrjen e dokumenteve përkatëse për reformat . Në anën tjetër, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Gjykata Supreme me nënshkrimin e kësaj Deklarate, zotohen të kontribuojnë substencialisht në këtë proces duke dhënë kontribut të vazhdueshëm profesional përmes përfaqësuesve kompetent.
Ky akt shënon një zotim të plot-vullnetshëm për të ngritur nivelin e bashkëpunimit dhe kontributit në mes të këtyre institucioneve, me qëllimin e qartë për reforma në fushat e caktuara të sundimit të ligjit, ndër të tjera, në atë penale, civile dhe administrative. Zotimi i tillë, gjithashtu është i rëndësishëm për bashkëpunimin dhe kontributin profesional të partnerëve strategjik, si pjesë e rëndësishme e reformave në drejtësi.
Një akt i tillë, shënon përkushtimin dhe bashkëpunimin e institucioneve të drejtësisë, për të kontribuar tutje në proceset reformuese në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit si dhe për të rritur rezultatet e institucioneve dhe besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë./arbresh.info/
Përmbytjet në Indonezi, të paktën 19 viktima
Aksident me vdekje në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?