Google ADS

Ditën e parë të Konferencës së Sigurisë në Mynih, Kurti e nisi me Johannes Hahn

14:05 | 18 Shkurt 2022
S D

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ditën e parë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, e nisi me komisionarin e BE-së për Buxhet dhe Administratë, Johannes Hahn.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Instagram Kurti bëri me dije se nga Hahn kërkoi më shumë ndihmë financiare e teknike për arsimimin dhe punësimin e të rinjve.

“Ditën e parë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut e filluam me komisionarin e BE-së, për Buxhet& Administratë, Johannes Hahn. Kërkuam dhe na premtoi më shumë ndihmë financiare e teknike për arsimimin dhe punësimin e të rinjve tanë”, ka shkruar Kurti.

Bashkë me Kurtin, në Mynih është edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Jashtme Donika Gërvalla./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme