Grupi parlamentar i PS i ka drejtuar kërkesë Prokurorisë së Përgjithshme dhe Prokurorisë së Posacme, për të marrë informacion në lidhje me hetimet mbi zbatimin e ligjit gjatë procedurave të privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë dhe CEZ-it.
Për këtë është kallëzuar penalisht edhe ish kryeministri Sali Berisha, Nik Kalaj, Genc Ruli, ish ministër i ekonomisë, Ridvan Bode, ish ministër i financave, anëtarët Komisionit Të Vlerësimit të ofertave, anëtarët e Komisionit të negocimit të marrëveshjes me CEZ, Florion Mima, Eno Bozdo, Ledina Mandia, Shkëlzen Berisha, Bejuar Nepravishta dhe Sokol Ramadani.
Në shkresë, Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla thotë se në vitin 2017, Kuvendi ka depozituar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor në Prokurorinë e Përgjithshme për ndjekje penale sipas konkluzioneve të raportit.
Në lidhje me këtë kallëzim, kërkojnë të informohen se në çfarë gjendje apo shkalle procedimi është, nëse i ka kaluar për kompetencë Prokurorisë së Posaçme Kunder Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit./Top Chanel/
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...