66 pacientë janë të shtrirë në Klinikën e Pulmologjisë si pasojë e komplikimeve pneomonike apo sëmundje kronike të mushkërive, raporton Ekonomia Online.
Ndërsa 25 tjerë janë pacientë që e kanë kaluar Coronavirusin por që dëmi në mushkëri është i madh tek ta.
Flamur Marku, doktor në Pulmologji, thotë për Ekonomia Online, se kjo klinikë problemin më të madh e ka me mungesën e hapësirave, pasi kërkesat për hospitalizime dhe komplikime të mushkërive janë shumë më të mëdha.
Madje, ai tha se klinika është e mbushur me 66 pacientë si pasojë e komplikimeve qoftë pneumoni apo sëmundje kronike të mushkërive.
“Në fakt ne nuk kemi të shtruar pacientë me covid pozitiv sepse ata tani trajtohet në klinikën infektive derisa ka vende atje. Ne kemi 25 raste post-covid. Klinika e mushkërive është e mbushur me 66 pacientë si pasojë e komplikimit qoftë pneumoni apo edhe sëmundje kronike të mushkërive apo kancer të mushkërive. Problemin më të madh i kemi hapësirat, numrin e kufizuar të vendeve për shkak se kërkesat për hospitalizime dhe komplikime të mushkërive janë shumë më të mëdha sesa kapacitet e hospitalizimit që i kemi ne. I gjithë problem është numri i vendeve sepse për kapacitetet tjera bëhet punë e madhe”, tha Marku.
Presidenti ukrainas bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajr...
Haradinaj takon qytetarët në Istog, premton investime të shu...
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...