Google ADS

Raportimet për bombardime në Donbas, reagon Rusia

12:37 | 18 Shkurt 2022
S D

Situata në Donbas është “shumë shqetësuese” dhe potencialisht “shumë e rrezikshme”, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një telefonate të rregullt me ​​gazetarët.

“Ajo që po ndodh në Donbas, e përsëris edhe një herë, është një lajm shumë shqetësues, i cili me të vërtetë shkakton një ndjenjë alarmi dhe është potencialisht shumë i rrezikshëm”, tha Peskov, raporton the guardian.

Kjo deklaratë vjen pasi forcat e armatosura ukrainase dhe separatistët që kontrollojnë pjesë të Ukrainës lindore folën për bombardime të reja në rajon.

Peskov tha të enjten se raportet e zjarrit ishin një çështje “shqetësimi shumë, shumë i thellë”, por shtoi se nuk kishte plane për të diskutuar çështjen me qeverinë ukrainase./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme