Google ADS

Ndahet nga jeta shkrimtari Bardhyl Londo, në moshën 74-vjeçare

11:32 | 18 Shkurt 2022
Fjolla Bajraktari

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur shqiptar Bardhyl Londo, pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë.

Prej dy muajsh ishte i shtruar në spitalin Onkologjik në Tiranë. Gjatë 10 ditëve të fundit për shkak se situata e tij ishte përkeqësuar, është mbajtur në reanimacion, por nuk ka mundur ta fitojë betejën me sëmundjen!

Bardhyl Londo lindi në vitin 1948 në Përmet. Studioi për gjuhë dhe letërsi në Universitetin e Tiranës.

Pas mbarimit të fakultetit ai punoi për disa vite mësues në Përmet dhe më pas për gazetën letrare “Drita”.

Për disa kohë ka qënë kryetar i “Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve” (LSHA).

Krijmtaria e tij letrare përfshin 8 vëllime me poezi si edhe disa romane. Është fitues i çmimit “Migjeni”./Top Chanel/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme