Zvicra ka një kusht për kosovarët që nisen drejt këtij shteti

11:02 | 18 Shkurt 2022
S D

Shteti zviceran tash e disa ditë ka lehtësuar kriteret për të hyrë në këtë shtet, megjithatë këto lehtësime nuk vlejnë për Kosovën.

Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë, bëri të ditur ambasada e Zvicrës në Kosovës.

“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë. Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë vaksinimin e plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë”, thuhet në njoftimin e bërë për media.

Ndryshe, ditëve të fundit në Kosovë ka pasur rënie të numrit të personave të infektuar, megjithatë ende vlejnë disa kufizime përfshirë edhe orën policore./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme