Studimi i ri zbulon se viruasi BA.2, i njohur si nënvariant i Omicronit, jo vetëm që po përhapet më shpejt, por gjithashtu është në gjendje të luftojë disa nga “armët” kryesore që kemi kundër Covid-19.
Sipas hulumtimit japonez, varianti BA.2 mund të ketë veti që e bëjnë atë të aftë për të shkatuar sëmundje të rënda që mund të shfaqen si pasojë e Covid-19, transmeton portal arbresh.info
Ngjajshëm me Omicron, edhe ky nënvariant duket se i reziston imunitetit të krijuar nga vaksinat. Një dozë përforcuese rikthen mbrojtjen, duke reduktuar gjasat e sëmundjeve të lidhura me infeksionin me 74%.
BA.2 është gjithashtu rezistent ndaj trajtimeve të ndryshme, duke përfshirë antitrupin monoklonal sotrovimab, i cili tani po përdoret për trajtimin e Omicron.
“Nga këndvështrimi i njeriut, mund të jetë një virus më i keq se BA.1 dhe mund të jetë në gjendje të transmetojë më mirë dhe të shkaktojë sëmundje më të keqe,” thotë Dr. Daniel Rhoads, drejtor i seksionit të mikrobiologjisë në Klinikën Cleveland në Ohio.
Kur krahasohet me virusin origjinal që shkakton Covid dhe që u shfaq së pari në Kinë, BA.2 ka një seri mutacionesh. Ai gjithashtu përmban dhjetëra ndryshime gjenesh nga varianti origjinal Omicron, duke e bërë atë po aq të ndryshëm nga virusi më i fundit pandemik sa variantet Alpha, Beta, Gamma dhe Delta ishin nga njëri-tjetri.
Sipas gjetjeve, BA.2 nuk duhet të konsiderohet një formë e Omicron dhe duhet të ekzaminohet siç duhet, sipas Kei Sato, studiues në Universitetin e Tokios që drejtoi studimin, shkruan CNN.
Ai tha se gjëja e parë që shumë vende duhet të bëjnë është të krijojnë një teknologji për të zbuluar saktësisht BA.2, ndërsa shtoi se Omicron në shumë raste edhe më mund të dështojë në gjetjen e analizës PCR.
BA.2 është rreth 30% deri në 50% më infektive se Omicron. Është gjetur në 74 kombe dhe 47 shtete në Shtetet e Bashkuara, thuhet në raportin e CNN.
Sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, afërsisht 4% e amerikanëve me Covid-19 aktualisht kanë infeksione të shkaktuara nga BA.2, megjithatë, ky variant është më i zakonshëm në pjesë të tjera të botës.
Sipas raportit javor epidemiologjik të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, ai është rritur në të paktën njëmbëdhjetë vende të tjera: Bangladesh, Brunei, Kinë, Danimarkë, Guam, Indi, Mal të Zi, Nepal, Pakistan dhe Filipine./arbresh.info/
“Ke dështuar t’u japësh shembull grave në Kosovë” – Vullneti...
Tërmeti shkund Pogradecin
Gjueti e kundërligjshme në Prizren, policia ndalon 5 persona...
Ramiz Brahimaj mposht fuqishëm Mickey Gall, i mjaftoi vetëm ...
80-vjetori i çlirimit, Veliaj: Tirana dhe Shqipëria sot janë...
Rusia kryen sulm masiv ndaj infrastrukturës energjetike të U...