Diabeti i tipit 2 rrit rrezikun për zhvillimin e cistave ovariane

10:16 | 18 Shkurt 2022
Trina Galanxhi
Një tjetër studim vënë në pah pasojat e obezitetit, që lidhet më pas me zhvillimin e diabetit të tipit 2.
Studimi i ri tregon se gratë me diabet të tipit 2 mund të rrezikohen nga zhvillimi i cistave ovarian, të njohura si sindroma e vezores policistike (PCOS), transmeton portal arbresh.info
PCOS ndodh kur vezoret ose gjëndrat mbiveshkore të një gruaje prodhojnë më shumë hormone mashkullore se normalja dhe simptomat e saj të shumta përfshijnë ciste të dhimbshme në vezore, perioda të parregullta, rritje të tepërt të qimeve, puçrra fytyre, shtim në peshë dhe infertilitet.
Nuk është kuptuar ende plotësisht se si lidhen saktësisht diabeti i tipit 2 dhe PCOS.
“Ka më shumë punë për të bërë të eksploruar faktorët gjenetikë, epigjenetikë dhe mjedisorë që mund të shpjegojnë këtë lidhje,” tha autori i studimit Dr. M. Constantine Samaan, profesor i asociuar i pediatrisë në Universitetin McMaster dhe në Spitalin e Fëmijëve McMaster në Hamilton, Ontario, Kanada.
Rezistenca ndaj insulinës ka të ngjarë të luajë një rol qendror në të dyja kushtet, tha Samaan. Kur trupi nuk i përgjigjet mirë insulinës, sheqeri në gjak mund të grumbullohet në qarkullimin e gjakut, duke çuar përfundimisht në diabetin e tipit 2.
Shumë gra me këtë sëmundje janë rezistence ndaj insulinës.
Studimi thekson se gratë që kanë symptoma të PCOS duhet të konsultohen urgjentisht me mjekun.
Njerëzve me mbipeshë ose obezë u sugjerohet që të modifikojnë stilin e jetës përmes dietave të ndryshme dhe ushtrimeve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme