Prej afro dy orësh tashmë, forcat e zjarrfikseve janë në luftë me flakët në fabrikën e përpunimit të peshkut në Lezhë.
Si rrjedhojë e përmasave të zjarrit si dhe tymit mësohet se një nga zjarrfikësit është asfiksuar dhe është dërguar me urgjencë në spital. Flakët kanë shpërthyer mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30 minuta.
Punonjësit, rreth 200 vetë në momentin kur nisi zjarri, kanë dalë menjëherë jashtë ambienteve të fabrikës, duke shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që dëmet materiale janë ende të pallogaritshme.
Burime bëjnë me dije se si pasojë e flakëve në fabrikën e përpunimit të peshkut, rrezikon dhe një pikë që tregton bombula gazi.
Situata ka qenë shumë e vështirë për shkak të flakëve të mëdha dhe të shtëllungave të tymit që kanë pushtuar fabrikën dhe zonën përreth.
Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në fabrikë, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Si pasojë e tymit është devijuar trafiku në qytet dhe në rrugë dytësore./shekulli/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...