Një traget i linjës Igumenicë-Brindizi ka marrë flakë për shkaqe të panjohura në orët e para të së premtes, 18 shkurt.
Flakët janë shfaqur në kuvertën 3 të tragetit të pasagjerëve Euroferry Olympia.
Trageti me flamur italian lundronte në zonën detare në verilindje të ishullit Ereikousa, gjatë rrugës nga Igumenica në Brindisi me 237 pasagjerë dhe 51 anëtarë të ekuipazhit.
Sipas informacioneve, kapiteni i varkës ka kërkuar menjëherë evakuimin e pasagjerëve çka është bërë në një kohë të shkurtër duke përdorur varkat e shpëtimit.
Mësohet se ka një pjesëtar të ekuipazhit të plagosur lehtë.
Në vendngjarje shkuan fregata Hydra dhe tre helikopterë, pesë mjete të Gardës Bregdetare dhe një mjet i Rojës Bregdetare italiane.
Në ndihmë kanë shkuar dhe zjarrfikës nga porti i Igumenicës.
Një anije zjarrfikëse nga porti i Patrës me një ekuipazh prej njëmbëdhjetë zjarrfikësve ka shkuar në zonën detare.
Zëvendësministri i Transportit, Kostas Katsafados, duke folur për SKAI-n, tha se në vendngjarje përveç skafeve të marinës greke ka edhe forca ajrore.
“Udhëtarët janë të gjithë mirë, kanë hipur në varkat e shpëtimit dhe ka filluar grumbullimi i tyre”, tha zëvendësministri, duke sqaruar se pozitive është se ka kushte të mira atmosferike që lehtësojnë punën e shpëtimtarëve.
Sipas informacioneve, pasagjerët dhe ekuipazhi janë nisur drejt Korfuzit me varka shpëtimi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?