Google ADS

Arrestohet shtetasi francez në Ferizaj, iu gjeten rreth tre mijë euro para, 11 telefona dhe marihuanë

08:55 | 18 Shkurt 2022
S D

Është arrestuar një shtetas francez në Ferizaj, shkruan arbresh.info.

Gjatë kontrollit i janë gjetur gjetur dhe konfiskuar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobil.

I dyshuari është dërguar në mbajtjeje.

“Rr. 12 Qershori, Ferizaj, 17.02.2022 – 03:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi franceze, pasi që gjatë kontrollit i janë gjetur dhe konfiskuar 9.9 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, një grinder për bluarje, një pako me rizlla, 2886 euro para të gatshme dhe 11 telefona mobil. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme