Google ADS

20 të arrestuar, goditet banda italo-shqiptare e trafikut të kokainës

00:42 | 18 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

20 shqiptarë e italianë janë arrestuar si pjesë e një bande kriminale të trafikut të drogës. Ata akuzohen për krijim të grupit të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin dhe tregtimin e drogës, armëmbajtje pa leje.

Baza e tyre ishte zona e Bergamos dhe banda italo-shqiptare furnizonte grupet e tjera kryesisht me kokainë dhe heroinë.

Hetimet e autoriteteve italiane zgjatën dy vjet. Sic shkruan prestigjozja Corriere Della Serra, në luftën e tyre për territore banda italo-shqiptare kishte zaptuar sheshet e Italisë së Veriut me metoda mafioze dhe të dhunshme.

Policia sekuestroi 1.4 kilogramë kokainë, 14 heroinë, 100 lëndë prerëse, rreth 100 mijë euro dhe dy armë zjarri./lapsi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme