3 shenja që tregojnë se jeni shumë naivë

23:12 | 17 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Si mund ta kuptoni që një person është naiv?

Sipas studimeve, njerëzit naivë kanë disa karakteristika të cilat nuk i pranojnë lehtë, transmeton portal arbresh.info

Ja si mund t’i dalloni ata…

Kanë shumë besim te njerëzit dhe te situatat

I njeh apo jo, ai u beson shumë njerëzve dhe asaj që ata thonë. Njerëzit naivë besojnë në gjithçka që dëgjojnë dhe lexojnë, pa pasur një fakt të konfirmuar dhe kjo është një provë që tregon sesa naivë janë ata.

Shfrytëzohet nga njerëzit që i konsideron të afërt

Të tjerët shfrytëzojnë butësinë e njerëzve naivë dhe përfirojnë nga mirësa që shfaqin ata. Njerëzit naivë shfrytëzohen shumë nga të afërmit e tyre dhe kjo shkon në dëm të tyre. Këta tipa njerëzish e lejojnë shfrytëzimin nga frika se mos mbeten vetëm dhe gjithnjë jetojnë me frikë se në vetmi mund të jenë të pafuqishëm.

Janë rritur duke qenë të mbrojtur

Rritja në një mjedis të mbrojtur shpesh tregon që personi ka pasur prindër mbrojtës. Edhe pse prindërit e bëjnë këtë me qëllim të mirë, për të mbrojtur fëmijën nga njerëzit e këqij dhe rreziqet, kjo ka edhe anën negative, sepse fëmija rritet pa u përballur me përvojat nga të cilat mund të nxjerrë mësime dhe mund të mësojë mbi mënyrën e reagimit. Kjo sjellje padashje e prindërve, krijon fëmijë naivë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme