Një kompani hekurudhore që rekruton 30 femra shofere treni në Arabinë Saudite thotë se ka marrë 28,000 aplikime.
Kandidatët e suksesshëm do të ngasin trenat me shpejtësi të lartë ndërmjet qyteteve të shenjta të Mekës dhe Medinës pas një viti trajnimi, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info
Kjo është hera e parë që në punë të tilla mund të aplikojnë edhe gratë në mbretërinë konservatore myslimane.
Për dekada, Arabia Saudite kishte një nga përqindjet më të ulëta të pjesëmarrjes së femrave në fuqinë punëtore në botë, megjithatë, në vitet e fundit, qeveria ka bërë përpjekje që të rrisë numrin e grave në punë, si pjesë e planit të princit të kurorës Mohammed bin Salman për të diversifikuar ekonominë e varur nga nafta.
Në Arabinë Saudite gjithashtu janë bërë edhe një sërë reformash sociale, duke përfshirë përfundimin e ndalimit të vozitjes së grave dhe lehtësimin e ligjeve të kujdestarisë mashkullore për t’i lejuar gratë që të udhëtojnë lirshëm.
Si rezultat i këtyre ndryshimeve, pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore pothuajse është dyfishuar gjatë pesë viteve të fundit në 33%, dhe më shumë gra se burra kanë hyrë në fuqinë punëtore në gjysmën e parë të vitit të kaluar.
Megjithatë, në vend ende burrat mbajnë shumicën e vende të punës, sidomos në sektorin publik, sipas një studimi të botuar vitin e kaluar nga Instituti Brookings me qendër në SHBA.
Pavarësisht reformave të mëdha sociale, gratë saudite duhet të marrin ende miratimin e një kujdestari mashkull për t’u martuar, për të lënë burgun ose për të marrë kujdes të caktuar shëndetësor.
Aktivistët e të drejtave të njeriut thonë se gratë vazhdojnë të përballen me diskriminim në lidhje me martesën, familjen, divorcin dhe vendimet në lidhje me fëmijët./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...