Kriza në Ukrainë: Trupat ushtarake gjermane arrijnë në Lituani

22:40 | 17 Shkurt 2022
Trina Galanxhi

Rreth 130 ushtarë gjermanë dhe rreth 60 automjete kanë arritur gjatë ditës së sotme në Lituani, duke sjellë pothuajse gjysmën e përforcimeve të planifikuara për grupin luftarak të NATO-s të udhëhequr nga Gjermania, mes frikës së një pushtimi rus në Ukrainë.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, tha se u sigurua nga kancelari gjerman, Olof Scholz, në Bruksel se ushtarët gjermanë janë të autorizuar të luftojnë për të mbrojtur Lituaninë, transmeton portal arbresh.info

“Ushtria gjermane është në territorin tonë për të na mbrojtur, dhe nëse ekziston një kërcënim për Lituaninë, ata janë vërtet të gatshëm të bëjnë detyrën e tyre”, tha Nauseda.

Operacioni gjerman i përforcimit do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave, kur pritet që në Lituanë të arrijnë më shumë se 350 ushtarë dhe rreth 100 automjete.

Kancelari gjerma, Olaf Scholz, pas takimit të liderëve të Bashkimit Europian në Bruksel, ka deklaruar se Gjermania është gatshme të reagojë me sanksione kundër Rusisë, nëse kjo e fundit vendos që të pushtojë Ukrainën./guardian/ arbresh.info/

Të ngjashme