Google ADS

Barcelona dhe Napoli përfudnojnë ndeshjen në “paqe”

20:57 | 17 Shkurt 2022
KRG

Barcelona dhe Napoli kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës që u zhvillua në Camp Nou.

Edhe pse Blaugranët patën më shumë nga loja në minutat e para të sfidës, ishin Partenopei ata që shënuan.

Eljif Elmas ishte arkitekt i këtij goli, pasi e krijoi hapësirën dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij, Piotr Zielinski, i cili e pranoi topin dhe në tentativën e tij të dytë e nguliti topin në rrjetë në minutën e 29-të.

Për më shumë shikoni golin: Video

Në fraksionin e dytë, tentativat për të realizuar u kompletuan me golin e barazimit të skuadrës vendase.

Një goditje të Adama Traores në zonë, Juan Jesus e preku me dorë. Fillimisht, gjyqtari e vazhdoi lojën. Mirëpo, më pas, pas konsultimit të VAR-it, akordoi penallti.

Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Ferran Torres, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë gjatë minutën së 59-të.

Për më shumë shikoni golin: Video

Blaugranët e dominuan lojën në vazhdim duke krijuar rast pas rasti, sidomos pas inkuadrimit të Ousmane Dembele, edhe pse fishkëllehej nga tifozët.

Rezultati i barabartë lë gjithçka hapur, ashtu që fituesi ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Stadio Diego Armando Maradona.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme